Bota

VIDEO/ Momente të frikshme në aeroportin e Indisë, dy avionë rrezikojnë përplasjen në pistë

Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

10 Qershor 2024, 17:16 Nga E. D
VIDEO/ Momente të frikshme në aeroportin e Indisë, dy avionë
pamje nga vendngjarja

INDI- Një moment frikshëm ka ndodhur në aeroportin e Mumbait në Indi ku dy avionë rrezikuan të përplaseshin me njëri-tjetrin në pistë. Aeroplani i “Air India” u ngrit në ajër vetëm pak sekonda pas uljes së “IndiGo” në pistë, me të dy avionët që ishin vetëm disa metra larg njëri-tjetrit.

Pas shqyrtimit të skenës së tmerrshme, mbikëqyrësi i aviacionit të vendit konfirmoi se një hetim ishte nisur për këtë ngjarje. Nga ana tjetër, zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Aviacionit Civil deklaruan se kanë pezulluar kontrolluesin e trafikut ajror i cili ishte në detyrë në atë moment.

"Nëse ka siguri të arsyeshme përmes vëzhgimit vizual, minimumi i ndarjes së trafikut mund të zvogëlohet. Në këtë incident, u duk se avioni që nisej kishte arritur tashmë shpejtësinë B2 dhe ishte me hundë lart ndërsa avioni që mbërriti po prekte në pistën 27. çështja është nën hetim” thuhej në deklaratë. 

indi incident me avino

Sondazh

Poll