Bota

FOTO/ Rrefuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me to, dy gra dhunojnë për vdekje 63-vjeçarin në Rusi

 Gjithashtu në raportin e policisë mes të tjerave thuhej se pas vrasjes ato tërhoqën trupin e tij në një pyll dhe e fshehën në një gropë.

10 Qershor 2024, 15:46 Nga E. D
FOTO/ Rrefuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me to, dy gra
pamje nga vendngjarja

RUSI- Dy gra janë arrestuar në Rusi pasi kanë dhunuar për vdekje një 63-vjeçar. Bëhet me dije se dy gratë të moshës 29 dhe 37 vjeçe kishin kaluar kohë duke pirë me 63-vjeçare pranë një kishe në Stavropol, pranë Detit te Zi. Siç raportohet të dyshuara e kanë vrarë burrin pasi ai kishte rrefuzuar të kryente marrëdhënie seksuale me to.

Gjithashtu në raportin e policisë mes të tjerave thuhej se pas vrasjes ato tërhoqën trupin e tij në një pyll dhe e fshehën në një gropë. Trupi rrjedhimisht u gjet nga kalimtarë dhe dy gratë u ndaluan gjatë hetimit të vrasjes. Në pamje të publikuara në Rusi gratë shihen të shoqëruara në vendin e krimit nga autoritetet, ndërsa një prej tyre demonstron sesi e kishte goditur me shkelma viktimën, e cila për demonstrimin ishte zëvendësuar nga kukull lecke. Të dyja gratë shihen të prangosura në pamje, teksa oficerët thanë se viktima i njihte të dyja të akuzuarat.

“Gjatë konfliktit që lindi, dy gratë goditën 63 vjeçarin me gushte e shkelma, në kokë dhe në trup. Ai vdiq në vendngjarje si rezultat i plagëve. Duke dashur t’i shmangen përgjegjësisë për aktin ato tërhoqën trupin në pyll dhe e fshehën në një gropë," thuhej në raportin e hetuesve rusë.

Gratë e quajtura Rosa, 29 vjeçe dhe Marta, 37 vjeçe, u dërguan në paraburgim për vdekjen e 63 vjeçarin Alexander. Gjyqi tyre pritet të nisë kësaj javë.

rosa marta

Sondazh

Poll