Bota

Zvicër/ 40 liderë botërorë do mblidhen për samitin e paqes për Ukrainën

Qeveria zvicerane tha se ishin ftuar gjithsej rreth 160 presidentë dhe kryeministra.

10 Qershor 2024, 15:34 Nga E. D
Zvicër/ 40 liderë botërorë do mblidhen për samitin e
foto ilustruese

ZVICËR- Rreth 40 liderë botërorë pritet të marrin pjesë në një konferencë paqeje për Ukrainën, që do të mbahet në një mal piktoresk zviceran fundjavën e ardhshme. Qeveria zvicerane tha se ishin ftuar gjithsej rreth 160 presidentë dhe kryeministra. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera.

Qeveria neutrale zvicerane e paraqet samitin si një konferencë paqeje. Por, nuk parashikohet asnjë marrëveshje mes palëve në konflikt, edhe për shkak se Rusia nuk është e përfshirë. Kina, së bashku me vendet e tjera me lidhje të ngushta me Moskën, po qëndrojnë gjithashtu larg.

Kremlini e hodhi poshtë takimin si një ngjarje propagandistike perëndimore. Megjithatë, diplomatët dhe qeveria zvicerane besojnë se kjo mund të shërbejë si një prelud për bisedimet e mëtejshme që mund të përfshijnë Rusinë.

samiti paqes per ukraines

Sondazh

Poll