Bota

Rama nuk u takua me Kurtin, Kryeministria: I dërguam ftesë, por nuk pranoi! U takua me ata që kërkon të rregullojë raportet

Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të takohet me homologun e tij por preferoi të mos përgjigjet. Që në fillim te ditës kur u zbardhën axhendat e krerëve të dy vendeve u vu re mungesa e një takimi mes Kurtit dhe Ramës për të cilën ka reaguar kryeministria e Kosovës.

10 Qershor 2024, 15:14 Nga N.F
Rama nuk u takua me Kurtin, Kryeministria: I dërguam ftesë, por nuk
Rama dhe Kurti

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Prishtinës në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Rama gjatë vizitës së tij u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa mori pjesë edhe në konferëncën ndërkombëtare "Rugova dhe Perëndimi".

Ndërkohë sot ka tërhequr vëmendje të madhe mostakimi mes Kurtit dhe Ramës. Kryeministri Kurti u pyet nga gazetarët nëse do të takohet me homologun e tij por preferoi të mos përgjigjet. Që në fillim te ditës kur u zbardhën axhendat e krerëve të dy vendeve u vu re mungesa e një takimi mes Kurtit dhe Ramës për të cilën ka reaguar kryeministria e Kosovës.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu në një reagim për "Klankosova.tv" tha se Rama po takoi ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet.

“Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor”, tha Kryeziu.

Ai theksoi se kryeministri shqiptar është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore.

"Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës,” shtoi ai.

25-vjetori i clirimit te kosoves rama kurti

Sondazh

Poll