Bota

Zgjedhjet europiane/ Von der Leyen: Ka pasur ndërhyrje të jashtme

Von der Leyen theksoi gjithashtu se ka qënë një betejë e vazhdueshme.

10 Qershor 2024, 15:11 Nga E. D
Zgjedhjet europiane/ Von der Leyen: Ka pasur ndërhyrje të jashtme
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se autoritetet ishin përballur me ndërhyrjen e aktorëve të jashtëm gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Europian, por ia kishin dalë me sukses. Von der Leyen theksoi gjithashtu se ka qënë një betejë e vazhdueshme.

“Ne kemi parë mjaft ndërhyrje jo vetëm nga brenda, por edhe nga jashtë, për sa i përket opinionit tonë publik. Ne kemi qenë në gjendje t’i menaxhojmë këto ndërhyrje, por sigurisht që nuk i kemi parë të gjitha," u tha ajo gazetarëve në një konferencë të CDU në Berlin.

 

 

 

ursula von der leyen

Sondazh

Poll