Bota

VIDEO/ Takimi me Tony Blair, Kurti: Një mik i vërtetë! Përjetësisht falënderues për vendosmërinë dhe përkushtimin e tij për paqe

Kurti mirëpriti ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair në Kryeministri.Në lidhje me takimin Kurti ka ndarë pamje ndërsa shkruan se Blair është një mik i vërtetë pasi u qëndroi pranë në ditë të veshtira.

10 Qershor 2024, 14:34 Nga N.F
VIDEO/ Takimi me Tony Blair, Kurti: Një mik i vërtetë!
Blair dhe Kurti

KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çkirimit të Kosovës ish-kryeministri britanik, Tony Blair ka udhëtuar drejt Prishtinës ku ka zhvilluar takime. Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Blair është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti.

Kurti mirëpriti ish-kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair në Kryeministri.Në lidhje me takimin Kurti ka ndarë pamje ndërsa shkruan se Blair është një mik i vërtetë pasi u qëndroi pranë në ditë të veshtira.

"Përjetësisht falënderues për vendosmërinë e tij dhe përkushtimin e tij për paqe, që u bë liri e paqe për ne, dhe jashtëzakonisht i nderuar që ta kemi në mesin tonë në festën e përbashkët të 25-vjetorit të çlirimit," shkruan Kurti në instagram.

Kryeministri gjatë fjalës ë tij në takim me Blair tha se udhëheqja dhe vendosmëria e tij ishin vendimtare në mbledhjen e mbështetjes ndërkombëtare dhe për të siguruar që drejtësia dhe paqja të mbizotërojnë.

“Populli i Kosovës do ta kujtojë dhe do të jetë mirënjohës përherë për përkushtimin tuaj për drejtësi dhe paqe”, u shpreh kryeministri.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se ata kujtuan ngjarjet e rëndësishme që kulmuan me lirinë e Kosovës, duke diskutuar vendimet dhe veprimet kritike të marra gjatë ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, të cilat ishin kyçe në përfundimin e luftës dhe sigurimin e paqes.

“Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale me ç’rast Kryeministri e njoftoi me progresin e arritur, duke theksuar se Kosova është demokracia më e përparuar e rajonit dhe me rritjen më të madhe ekonomike”, bëhet e ditur në komunikatë.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

albin kurti tony blair 25-vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll