Bota

VIDEO/ U përzgjodh nga familja Rugova, Osmani i dhuron Tony Blair-it një gur kristal nga zona e Trepçës

Në disa pamje të postuara nga Osmani në Instagram, shihet ajo teksa i dhuroi Blair gurët e Trepçës. Gjatë takimit brenda presidencës, Blair ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë. 

10 Qershor 2024, 14:08 Nga N.F
VIDEO/ U përzgjodh nga familja Rugova, Osmani i dhuron Tony Blair-it
Blair dhe Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë takimit të saj me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair i ka bërë një dhuratë nga familja Rugova. Në disa pamje të postuara nga Osmani në Instagram, shihet ajo teksa i dhuroi Blair gurët e Trepçës. Gjatë takimit brenda presidencës, Blair ka nënshkruar edhe në librin e miqësisë. 

 

"Një gur kristali për mikun e madh të Kosovës Tony Blair, për të vazhduar traditën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Faleminderit familjes Rugova për përzgjedhjen dhe dhurimin e gurit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Tony Blair po qëndron në Kosovë në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Përveç takimit  me Osmanin, Blair është takuar edhe me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

 

25-vjetori i clirimit te kosoves tony blair vjosa osmani

Sondazh

Poll