Bota

"Një frymëzim dhe mentor për mua", Hovenier nga konferenca “Rugova dhe Perëndimi”: Gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se Kosova është udhëhequr nga një njeri me vizion. Hovenier më tej shtoi se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë.

10 Qershor 2024, 12:38 Nga N.F
"Një frymëzim dhe mentor për mua", Hovenier nga
Jeff Hovenier

KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se Kosova është udhëhequr nga një njeri me vizion. Hovenier më tej shtoi se është shumë i lumtur që e ka takuar disa herë.


“Ishte një frymëzim dhe mentor për mua. Gjatë takimit në Rambuje sa isha diplomat i ri, i thash këshilltarit të Rugovës që të ma jepte një gur. Ai tha që nuk e dija se i don kaq shumë dhe kështu ma dha një gur. Unë sot në Ambasadë kam një gur të presidentit Rugovës”, tha ambasadori amerikan.

Ai shtoi se se ka mësuar shumë  nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Ambasadori tha se Rugova i mësoi se  si të marrin një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejnë zgjidhje.

“Unë përfaqësoj gjeneratën e diplomatëve të Amerikës. Kemi mësuar shumë nga ish-diplomatët amerikanë, por kemi mësuar shumë edhe nga Presidenti, Ibrahim Rugova. Nga Ibrahim Rugova kemi mësuar se si të marrim një qëndrim parimor, sfidues dhe të gjejmë zgjidhje. Rugova ishte i thjeshtë, gjithmonë ishte parimor dhe udhëheqës pragmatik”, tha ambasadori Hovenier para të pranishmëve. 

jeff hovenier 25-vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll