Bota

Konferenca “Rugova dhe Perëndimi”/ D'Alema flet për bombardimet e NATO-s: Ishte një moment i vështirë! Serbia në atë kohë s'po jepte asnjë shenjë që do të dorëzohej

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ish-kryeministër i Italisë në kohën e luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-së, Massimo D’Alema i cili ka mbajtur fjalën e tij. D'Alema u shpreh se ka një kujtim interesant rreth Ibrahim Rugovës. D'Alema tha se Clinton në atë kohë kishte shqetësim se Rugova do fliste kundër bombardimeve të NATO-s por ai në fund i falenderoi në konferencë në Romë. Sipas ish-kryeministri italian ai i kishte thënë Clintonit të falenderonte Rugovën pasi ai nuk kishtë bërë asgjë për ta bindur që të falednderojë mbrojten e popullit të tij.

10 Qershor 2024, 12:06 Nga N.F
Konferenca  “Rugova dhe Perëndimi”/ D'Alema flet për
Massimo D’Alema

KOSOVË- Në kuadër të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës është zhvilluar një Konferencën Ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, dedikuar këtij përvjetori, që mbahet në nderim të trashëgimisë politike të Presidentit Rugova, si dhe të vendeve aleate, të cilat patën një rol thelbësor gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë konferencë ka marrë pjesë edhe ish-kryeministër i Italisë në kohën e luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-së, Massimo D’Alema i cili ka mbajtur fjalën e tij. D'Alema u shpreh se ka një kujtim interesant rreth Ibrahim Rugovës. D'Alema tha se Clinton në atë kohë kishte shqetësim se Rugova do fliste kundër bombardimeve të NATO-s por ai në fund i falenderoi në konferencë në Romë. Sipas ish-kryeministri italian ai i kishte thënë Clintonit të falenderonte Rugovën pasi ai nuk kishtë bërë asgjë për ta bindur që të falednderojë mbrojten e popullit të tij.

“Shqetësimi i Klintonit ishte se pacifisti Ibrahim Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-së. Më pas, nga një konferencë në Romë, Rugova falënderoi NATO-në që mbrojti popullin e tij, e kujtoj Klintonin që i thash, Bill duhet ta falënderosh Rugovën sepse unë nuk bëra asgjë për ta bindur atë”, tha ai.

D'Akema tha se në kohën e luftës ishtë një moment i vështirë dhe se bombardimet e NATO-së kishin filluar, por nuk kishte shenja që Serbia do të dorëzohej dhe do t’i tërheqte trupat e do ta lejonte paqen në Kosovë. 

“Jam i nderuar të jem këtu, në Prishtinë, të flas në këtë ngjarje në përkujtim të Ibrahim Rugovës. Jam i nderuar të kujtoj këtë luftëtar dhe intelektual, me të cilin kisha mundësinë të diskutoja për vendin e tij.

Ishte një moment i vështirë, kohë e vështirë në konflikt. Bombardimet e NATO-së kishin filluar, por nuk kishte shenja që Serbia do të dorëzohej dhe do t’i tërheqte trupat e do ta lejonte paqen në Kosovë. Në Uashington, në një takim, mundësia e intervenimit të NATO-s ishte rritur”, tha ai.

massimo d’alema 22 vjetori i clirimit te kosoves

Sondazh

Poll