Bota

U prit me duartrokitje në Kuvend, Blair para deputetëve: Nuk pendohem kurrë për mbështetjen për çlirimin e Kosovës

Blair tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë. Ai më tej shtoi se  25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe më fund populli ishte i lirë. Balir tha se në atë kohë takuan refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit dhe dëgjuan rrëfime të prekshme. 

10 Qershor 2024, 11:48 Nga N.F
U prit me duartrokitje në Kuvend, Blair para deputetëve: Nuk pendohem
Tony Blair

KOSOVË-  Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ndodhet ditën e sotme në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Blair është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ku më pas kanë mbajtur një konferencë për mediat. Pas konferecnës Blair dhe Osmani kanë shkuar në Kuvendin e Kosovës ku ish kryeministri britanik ka mbajtur një fjalim para deputetëve.

Blair tha se nuk pendohet kurrë për vendimin që kishin marrë 25 vite më parë. Ai më tej shtoi se  25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe më fund populli ishte i lirë. Balir tha se në atë kohë takuan refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit dhe dëgjuan rrëfime të prekshme. 

“Është nderë për mua të jem sot këtu dhe nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm për mirëpritjen e ngrohtë. 25 vite më parë u arrit marrëveshja për çlirimin e territorit të Kosovës, dhe Kosova më fund ishte e lirë dhe populli ishin të lirë të jetojnë, shpresojnë e të besojnë sërish në një të ardhme të lirë. Takuam refugjatë kosovarë në kampet afër Shkupit, dëgjuam rrëfime të prekshme. Në fytyrat e tyre kërkohej ndihmë. Ne ndihmuam dhe nuk pendohem kurrë”, tha Blair.

Ai shtoi se sot kujtojnë ata që dhanë jetën për liri, kujtojmë guximin dhe sakrificën e tyre dhe shprehim mirënjohje të thellë për ta dhe familjet e tyre.

“Si kryeministër asokohe më kthehen shumë kujtime të negociatave me liderët botërorë dhe për kompleksitetin e vendimit në atë kohë lufte”, tha ai.

Blair u bëri thirrje vendeve që se kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë. Ai theksoi se rinia është e ardhmja e Kosovës.

“E di që Kosova ende ballafaqohet me sfida, por rinia që keni e që është shumë e zgjuar është e ardhmja e Kosovës”, tha Blair.

 

25-vjetori i clirimit te kosoves tony blair

Sondazh

Poll