Bota

25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Osmani: Tony Blair ka qenë dhe mbetet hero, me NATO-n na shpëtuan nga shfarosja

Osmani më tej shtoi se vendimi për bombardimet e NATO-s ka qenë i drejtë, pasi ishte në pikëpyetje ekzistenca e një populli.

10 Qershor 2024, 10:35 Nga N.F
25-vjetori i Çlirimit të Kosovës, Osmani: Tony Blair ka
Osmani dhe Blair


KOSOVË- Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ish-kryeministrin britanik, Tony Blair me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, ku janë planfikuar disa aktivitete. Presidentja në konferencën për media tha se janë të nderuar që Kosova ka një mik si Tony Blair, dhe se populli e vlerëson dhe e çmon për kontributin e dhënë për lirinë e vendit.

“25 vite më pas, ne ju themi faleminderit që përkundër sfidave ju keni orientuar kompasin e historisë në anën e mbrojtjes së vlerave që kanë përcaktuar kapitujt më të lavdishme të historisë njerëzore. Ju falënderoj përzemërsisht që jeni këtu, në mënyrë që ta shihni dhe ju mirënjohjen e qytetarëve që kanë për ju. Në vitin 1999 roli juaj ishte vendimtar, sikurse atëherë që ishit hero, edhe sot jeni heroi i paqes për vendimin e drejt të asaj kohe dhe gjithë kësaj kohe që keni mbështetur Kosovën”, tha ajo.

Osmani më tej shtoi se vendimi për bombardimet e NATO-s ka qenë i drejtë, pasi ishte në pikëpyetje ekzistenca e një populli.

“Më forcat aleate të NATO-s ju na shpëtuat nga shfarosja. Kosova sot është një nga trashëgimitë tua…Shumë fëmijë të asaj kohe mbajnë emrin tuaj, ata janë dëshmi që sa shumë gjurmë keni lënë te ne”, u shpreh  ajo.

Presidentja mes tjerash tha se ish kryeministri Tony Blair ka qenë hero dhe mbetet hero, pasi vendimi që ka marrë ka qenë i drejtë.

25-vjetori i clirimit te kosoves osmani tony blair

Sondazh

Poll