Bota

EPP shpall fitoren në Parlamentin Europian, Weber fton socialdemokratet dhe Renew në aleancë

Ai ftoi socialdemokratët dhe Renew Europe të bashkohen me një aleancë.

9 Qershor 2024, 22:50 Nga E. D
EPP shpall fitoren në Parlamentin Europian, Weber fton socialdemokratet dhe
Manfred Weber dhe Ursula von der Leyen

Duke iu drejtuar gazetarëve në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, udhëheqësi i Partisë Popullore Evropiane të qendrës së djathtë, shpalli fitoren. Ai ftoi socialdemokratët dhe Renew Europe të bashkohen me një aleancë.

"Është një ditë e mirë sot për EPP-në," tha ai.

I pyetur pse nuk i përmendi të Gjelbërit, ai tha se pika fillestare është të ftohen socialistët dhe liberalët të punojnë së bashku. Ai tha gjithashtu se hapi tjetër do të jetë që kancelari gjerman dhe presidenti francez të konfirmojnë propozimin që Ursula von der Leyen të bëhet sërish presidente e Komisionit Evropian. 

ursula von der leyen manfred weber

Sondazh

Poll