Bota

Reagon Netanyahu pas dorëheqjes së Gantz: Nuk është koha për të braktisur frontin

Netanyahu i ka thënë ministrit se nuk është koha për të braktisur frontin.

9 Qershor 2024, 22:39 Nga E. D
Reagon Netanyahu pas dorëheqjes së Gantz: Nuk është koha
Benjamin Netanyahu

GAZA- Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar ndaj dorëheqjes së Benny Gantz nga Kabineti i Luftës i vendit. Netanyahu i ka thënë ministrit se nuk është koha për të braktisur frontin. Por, dorëheqja e Gantz në fakt pritej, pasi ai njoftoi për largimin e tij dje. Gjithashtu lëvizja e tij vjen pasi ai i dha Netanyahut një afat për të hartuar një plan të pasluftës për Gazën.

Siç raportohet, largimi i partisë centriste të Gantz nuk do të përbënte një kërcënim të menjëhershëm për koalicionin qeverisës të Netanyahut, i cili kontrollon 64 nga 120 vendet e parlamentit, por megjithatë mund të ketë një ndikim serioz.

Me largimin e Gantz, Netanyahu do të humbë mbështetjen e një blloku centrist që ka ndihmuar në zgjerimin e mbështetjes për qeverinë në Izrael dhe jashtë asaj, në një kohë të rritjes së presionit diplomatik. Ndryshe, dorëheqja e ministrit të kabinetit të luftës do të bëjë që Netanyahu të mbështetet më shumë në politikën e partive ultra-nacionaliste.

benjamin netanyahu

Sondazh

Poll