Bota

Zgjedhjet evropiane/ Hera e parë që nga 1979 që Mbretëria e Bashkuar nuk votoi

Pjesëmarrja e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1979, zgjedhjet e para për Parlamentin Evropian që përfshinte vetëm tetë vende që formuan Komunitetin Evropian, ishte 32%.

9 Qershor 2024, 18:31 Nga E. D
Zgjedhjet evropiane/ Hera e parë që nga 1979 që Mbretëria e
foto ilustruese

MBRETËRIA E BASHKUAR-  Zgjedhjete europian që nisën të enjten dhe do të mbyllen mbrëmjen e sotme, janë të parat që nga viti 1979, ku Mbretëria e Bashkuar nuk votoi. Sipas BBC, edhe pse referendumi për daljen nga Bashkimi Evropian u zhvillua në vitin 2016, Britania e Madhe u desh deri në vitin 2020 që zyrtarisht të largohej nga blloku, kështu që në kohën e zgjedhjeve të fundit të BE-së në maj 2019, vendi zgjodhi 73 anëtarë të Parlamentit Evropian.

Pjesëmarrja e votuesve në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1979, zgjedhjet e para për Parlamentin Evropian që përfshinte vetëm tetë vende që formuan Komunitetin Evropian, ishte 32%. Rreth 50 vjet më vonë, pjesëmarrja e votuesve në fakt ishte rritur, në pak më shumë se 37%. Gjithashu këto zgjedhje për Parlamentin Europian janë të rëndësishme për të ardhmen e unionit, në një kohë kur paralajmërohet rritje e ndjeshme e partive të ekstremit të djathtë.

mb zgjedhjete europian

Sondazh

Poll