Bota

Izraeli vazhdon ndalimin e Al Jazeera-s me arsyen se përbën kërcënim për sigurinë

Gjithashtu më 5 maj autoritetet izraelite bastisën një dhomë hoteli në Jerusalem të përdorur nga Al Jazeera si zyrë e saj. 

9 Qershor 2024, 18:23 Nga E. D

 

Izraeli vazhdon ndalimin e Al Jazeera-s me arsyen se përbën
foto ilustruese

 

IZRAEL- Izraeli ka zgjatur ndalimin e tij të diskutueshëm për Al Jazeera për 45 ditë pasi kabineti ra dakord që transmetimet e tij përbëjnë një kërcënim për sigurinë.

“Transmetimet satelitore dhe kabllore të rrjetit dhe qasja në faqet e tij të internetit do të mbeten të bllokuara”, tha ministria e komunikimeve e Izraelit.

Gjithashtu më 5 maj autoritetet izraelite bastisën një dhomë hoteli në Jerusalem të përdorur nga Al Jazeera si zyrë e saj.  Bastisja erdhi pasi kabineti i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, votoi në mënyrë unanime mbylljen e zyrave të televizionit. Menjëherë pas vendimit, transmetuesit satelitor dhe kabllor e kanë larguar kanalin.

“Në përputhje me vendimin e qeverisë, transmetimet e kanalit Al Jazeera në Izrael janë ndalur”, ka njoftuar shërbimi satelitor Yes.

al jazeera

Sondazh

Poll