Bota

Votimet për Parlamentin Europian, ja cila parti kryeson në Greqi

Sipas ministrisë së Brendshme në Greqi deri në orën 17:45 kanë votuar vetëm 32,9% të zgjedhësve, pra rreth 3.1 milionë grekë.

9 Qershor 2024, 18:16 Nga E. D
Votimet për Parlamentin Europian, ja cila parti kryeson në Greqi
foto ilustruese

GREQI- Qindra miliona evropianë janë drejtuar sot në qendrat e votimit. Sipas ministrisë së Brendshme në Greqi deri në orën 17:45 kanë votuar vetëm 32,9% të zgjedhësve, pra rreth 3.1 milionë grekë.

Sipas rezultateve paraprake të mediave greke dhe kompanive të sondazheve, Demokracia e re kryeson me 28-32%, ndjekur nga Syriza me 15.2-18.2%, më pas PASOK me 10.9-13.9%, Partia Komuniste  me 7.9-10.3% dhe Zgjidhja greke ( ekstremi i djathtë) me 7.6-10%.

zgjedhjet europiane greqi

Sondazh

Poll