Bota

Zgjedhjet për Parlamentin Europian, arrestohet kandidati për deputet në Greqi

Siç raportohet shkak janë bërë fletët e votimi të shënuara me emrin e tij të cilat ai ua ka shpërndarë zgjedhësve që i janë afruar qendrës së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

9 Qershor 2024, 18:03 Nga E. D
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, arrestohet kandidati për deputet
foto ilustruese

GREQI- Autoritet greke kanë arrestuar jashtë qendrës zgjedhore të zonës malore Myrtiski, në Rodhopi të Greqisë lindore, një kandidat për deputet për Parlamentin Evropian të partisë minoritare Partia e Barazisë, Paqes dhe Miqësisë (KIEF/DEB).

Siç raportohet shkak janë bërë fletët e votimi të shënuara me emrin e tij të cilat ai ua ka shpërndarë zgjedhësve që i janë afruar qendrës së votimit për të ushtruar të drejtën e tyre demokratike.

Gjithashtu nuk dihet se sa fletë votimi ka arritur të shpërndajë para se të arrestohej nga autoritetet.
Bëhet fjalë për zonën ku banojnë muslimanët e Trakës. 

zgjedhjet europiane aleksandër marku

Sondazh

Poll