Bota

Avioni më i avancuar luftarak rus goditet nga forcat ukrainase

Siç raportohet kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës që forcat e Kievit godasin një nga këta avionë. 

9 Qershor 2024, 17:34 Nga E. D
Avioni më i avancuar luftarak rus goditet nga forcat ukrainase
foto ilustruese

RUSI- Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka njoftuar se ka shkatërruar avionin luftarak më të avancuar rus, një Sukhoi Su-57. Siç raportohet kjo është hera e parë që nga fillimi i luftës që forcat e Kievit godasin një nga këta avionë. 

“Më 8 qershor, një avion luftarak shumëfunksional i shtetit agresor u godit në territorin e aeroportit Akhtubinsk në rajonin Astrakhan të Federatës Ruse, i vendosur 589 kilometra larg vijës së betejës”, thuhet në një deklaratë.

Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës ka publikuar imazhe satelitore që tregojnë avionin në fjalë të parkuar në aeroportin rus.

“Imazhet tregojnë se më 7 qershor Su-57 ishte i paprekur dhe më 8 qershor kishte shenja të shpërthimit pranë tij dhe shenja karakteristike që rezultuan nga dëmtimet e shkaktuara nga zjarri”, shton inteligjenca ushtarake e Kievit.

Su-57 është avioni luftarak më modern rus, i aftë të lëshojë raketa Kh-59 dhe Kh-69. Numri i tyre operativ është shumë i vogël teksa besohet se vetëm 7 prej tyre janë të gatshëm për luftë.

inteligjenca ushtarake e ukrainës lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll