Bota

Prishtina "pushtohet" nga sorrat, macet dhe qentë, shumë qytetarë mbetën të lënduar

Gjithashtu nga muaji janar deri në muajin maj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë raportuar dhe trajtuar 511 raste që kanë pësuar apo janë sulmuar nga qentë endacakë.

9 Qershor 2024, 16:05 Nga E.d
Prishtina "pushtohet" nga sorrat, macet dhe qentë, shumë
foto ilustruese

PRISHTINË- Prishtina është pushtuar nga sorrat, macet dhe qentë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dhe shumë qytetarë. Bëhet me dije se 28 qytetarë të Prishtinës u kafshuan nga sorrat, 9 nga macet dhe 511 nga qentë. Gjithashtu nga muaji janar deri në muajin maj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë raportuar dhe trajtuar 511 raste që kanë pësuar apo janë sulmuar nga qentë endacakë.

Në fakt brenda këtyre pesë mujave është shënuar pothuajse dyfishi i rasteve krahasuar me periudhën janar-qershor të 2023 ku kishin qenë 263 sulme nga qentë endacakë. Megjithatë një karakteristikë tjetër është se në muajin maj janë paraqitur 28 qytetarë të cilët janë sulmuar nga sorrat. Pëveç këtyre ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 9 qytetarë që janë kafshuar nga macet.

proshtine

Sondazh

Poll