Bota

"Zgjohu Perëndim"/ Ish-drejtor i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin do t'i shpallë luftë NATO-s

Duke i kërkuar Perëndimit të "zgjohet” dhe të jetë vigjilent pasi Vladimir Putin nuk do të ngurrojë t’i shpallë luftë NATO-s, gjenerali Petraeus u shpreh në mënyrë karakteristike duke thënë se kam qenë drejtor i CIA-s dhe e di Putin do të hyjë në luftë me NATO-n nëse mposht Ukrainën. 

9 Qershor 2024, 15:43 Nga E. D
"Zgjohu Perëndim"/ Ish-drejtor i CIA-s: Pas Ukrainës, Putin
David Petraeus

RUSI- Ish-drejtor i CIA-s, David Petraeus foli gjatë një interviste për ambiciet e luftës së Putinit. Duke i kërkuar Perëndimit të "zgjohet” dhe të jetë vigjilent pasi Vladimir Putin nuk do të ngurrojë t’i shpallë luftë NATO-s, gjenerali Petraeus u shpreh në mënyrë karakteristike duke thënë se kam qenë drejtor i CIA-s dhe e di Putin do të hyjë në luftë me NATO-n nëse mposht Ukrainën. Gjenerali David Petraeus gjithashtu sqaroi se Putin ishte dhe është shumë i qartë me qëllimet e tij.

“Unë kam qenë drejtor i CIA-s dhe e di. Putini do të hyjë në luftë me NATO-n nëse mposht Ukrainën dhe unë e di qëllimin e tij të parë. Objektivi i ardhshëm i presidentit rus do të jetë Moldavia. Atëherë ai do të përpiqet të vendosë një çizme në Lituani. Aleatët perëndimorë të Ukrainës duhet të bëjnë më shumë për ta ndihmuar atë të fitojë luftën," tha ai. 

Gjenerali Petraeus theksoi gjithashtu se presidenti rus ishte shumë i qartë për fillimin e një lufte të re në Evropë. 

“Bota duhet të dëgjojë Putin teksa na tregon atë që mendon. Lufta e Ukrainës mund  të zgjerohet në rajon nëse Putini fiton. Ai nuk do të mjaftohej të ndalej me kaq. Moldavia do të ishte padyshim objektivi i tij i radhës… Pas kësaj mund të jetë Lituania ose një nga shtetet e tjera baltike. Ai na tregon se çfarë mendon. Dhe, për të mposhtur Putinin, Perëndimi duhet të bëjë çdo gjë të mundshme njerëzore për të ndihmuar Ukrainën," paralajmëroi ish-shefi i CIA-s.

Megjithatë, sipas Petraeus, "çelësi" për të fituar luftën ruse që ka ndezur gjatë 27 muajve të fundit është që Ukraina të ndërtojë shpejt fuqinë e saj njerëzore dhe fuqinë ushtarake, me ndihmën e aleatëve të saj perëndimorë.

david petraeus

Sondazh

Poll