Bota

VIDEO/ Shembet ballkoni në një klub nate në Meksikë, humbin jetën dy persona dhe disa të tjerë plagosen

Gjithashtu bëhet me dije se pesë persona janë lënduar rëndë dhe ndodhen në terapi intensive.

9 Qershor 2024, 15:26 Nga E. D
VIDEO/ Shembet ballkoni në një klub nate në Meksikë, humbin
Pamjet

MEKSIKË- Një ballkon në një klub nate në qytetin meksikan të San Luis Potosí u shemb nga një lartësi prej gjashtë metrash. Siç raportohet dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur.

"Prania e pakontrolluar e njerëzve në këtë ngjarje ka bërë që një nga kangjellat në katin e tretë të qendrës tregtare Altus të shembet duke shkaktuar këtë tragjedi që u mori jetën dy personave dhe sipas informacioneve që kemi tani janë rreth 15 të lënduar, disa prej tyre seriozisht”, tha sekretari i këshillit të qytetit Jorge Hernandez. 

 

Gjithashtu bëhet me dije se pesë persona janë lënduar rëndë dhe ndodhen në terapi intensive. Ndërsa zyrtarët e qytetit thanë se qendra tregtare ku ndodhet klubi është e mbyllur për vizitorët. Sipas informacioneve paraprake, organizatorët e ngjarjes masive nuk kanë pasur leje për mbajtjen e saj dhe tanimë ka filluar një hetim.

viktima meksike

Sondazh

Poll