Bota

Del FOTOJA/ Trupi i prezantuesit të BBC u gjet 10 m larg detit, mjekët përjashtojnë pistën e një ngjarjeje kriminale

Pranë tij është gjetur çadra që mbante ditën kur u zhduk, teksa mbante një orë dixhitale. Për më tepër, Mosley ishte në shpinë, me dorën e majtë në gjoks.

9 Qershor 2024, 15:24 Nga r.ll
Del FOTOJA/ Trupi i prezantuesit të BBC u gjet 10 m larg detit, mjekët
gazetaret dhe kryebashkiaku i zones ku u gjet trupi

GREQI- Disa orë më parë është gjetur trupi i pajetë i prezantuesit britanik të BBC-së, Michael Mosley, i cili ishte zhdukur që prej mesditës së së mërkurës teksa ndodhej me pushime në ishull me gruan e tij dhe një çift miqsh.

67-vjeçari është gjetur i pajetë në një zonë shkëmbore dhe në një distancë rreth 10 metra nga deti, në plazhin e Agia Marinës, siç duket edhe në foton e mëposhtme.

Del FOTOJA/ Trupi i prezantuesit të BBC u gjet 10 m larg detit, mjekët

Pranë tij është gjetur çadra që mbante ditën kur u zhduk, teksa mbante një orë dixhitale. Për më tepër, Mosley ishte në shpinë, me dorën e majtë në gjoks, shkruan Protothema.

Fillimisht, sipas informacioneve, mjekët deri tani kanë përjashtuar veprimtarinë kriminale, pasi nuk konstaton shenja lëndimesh në trup. Kalbja e trupit ka avancuar, gjë që e bën të vëshitrë përcaktimin e shkakut paraprak të vdekjes as nëse Mosley ka rënë nga shkëmbinjtë. Rezultatet zyrtare të autopsisë, e cila do të zhvillohet në Rodos, priten të zbardhen të hënën.

michael mosley greqi

Sondazh

Poll