9 Qershor 2024, 14:55
Nga N.F
Foto ilustruese
IRAN- Irani ka bërë të ditur emrat e gjashtë kandidatëve – kryesisht konservatorë – për zgjedhjet presidenciale të 28 qershorit. Zgjedhjet do të mbahen për të zëvendësuar presidentin Ebrahim Raisi, i cili ka vdekur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri.
Kandidatët e prezantuar nga Ministria e Drejtësisë janë përzgjedhur prej 80 personave që kanë aplikuar. Përzgjedhjen e ka bërë Këshilli i Gardianëve, trup që mbikëqyr zgjedhjet në Republikën Islamike.
Në mesin e kandidatëve është kryetari i Kuvendit, Mohammad Bagher Ghalibaf dhe ish-negociatori për çështje bërthamore, ultrakonservatori, Saeed Jalili. Në listë është vetëm një kandidat reformist, Massoud Pezeshkian, aktualisht deputet në Kuvend.
Në listë është edhe ish-ministri i Brendshëm iranian, Mostafa Pourmohammadi, më pas kryetari i Teheranit, Alireza Zakaani dhe zëvëndëspresidenti aktual, Amirhossein Ghazizadeh-Hashemi.
Ish-presidenti i linjës së ashpër, Mahmoud Ahmadinejad, është diskualifikuar prej garës, njëjtë sikurse më 2017 dhe 2021. Gara u është ndaluar edhe figurave të moderuara si: Ali Larijani dhe Vahid Haghanian.
Në zgjedhjet e vitit 2021, Këshilli i Gardianëve pati diskualifikuar shumë figura reformiste dhe të moderuara, çka më pas ka rezultuar me fitoren e Raisit, ultrakonservatov. Zgjedhjet që i ka fituar Raisi, janë përshkruar me daljen më të ulët ndonjëherë në Republikën Islamike - vetëm 48.8 për qind.
Marrë nga REL
zgjedhjet presidenciale iran kandidate per president
Bota
9 Qershor 2024, 14:47
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Një 47-vjeçar grek u arrestua pasi iu gjet një sasi e konsiderueshme droge, të cilën synonte t’ua s...
Bota
9 Qershor 2024, 14:33
N.F
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Ushtria ruse “ka dështuar” të shtrijë ofensivën e vet në rajonin e Harkivit, ka th&...
Bota
9 Qershor 2024, 14:08
N.F
KOSOVË- Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisë në vend është e...
Bota
9 Qershor 2024, 13:58
r.ll
josep borrell
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka kritikuar ashpër raportet "e tmerrshme” se q...
Bota
9 Qershor 2024, 13:44
N.F
Foto ilustruese
SERBI- Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje-Hercegovinës, Republikës Sërpska, do të mbajë nj&e...
Bota
9 Qershor 2024, 13:39
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Ditën e sotme në Greqi, qytetarët janë drejtuar drejt kutive të votimit për zgjedhjet e kandidatë...
Bota
9 Qershor 2024, 12:39
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Ballkani Perëndimor është duke u përballur me dezinformata prej Rusisë, përmes së cilave Mo...
Bota
9 Qershor 2024, 12:27
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku...
Bota
9 Qershor 2024, 12:00
N.F
Turisti
KOSOVË- Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se është gjetur personi i cili kishte humb...
Bota
9 Qershor 2024, 11:30
r.ll
foto nga aksidenti
SHBA- Një qen ka vrapuar rreth katër milje për të marrë ndihmë për pronarin e tij, i cili përpla...