9 Qershor 2024, 08:16
Nga N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Më shumë se 13.000 fëmijë nga Ukraina po rriten pa prindër. Para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin organizatat për fëmijët kërkojnë më shumë mbrojtje e ndihmë psikologjike për fëmijët ukrainas.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që mijëra fëmijë ukrainas të humbasin prindërit në luftë. Sipas të dhënave të organizatës "SOS-Kinderdorf" më shumë se 13.000 fëmijë ukrainas po rriten pa kujdesin prindëror. Organizata kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që zhvillohet në Berlin (11-12.06.) një reformë të zgjeruar të sistemit të përkujdesit për fëmijët si edhe mbrojtjen e posaçme të tyre.
Kurse organizata "terres des hommes" kërkoi para Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës në Berlin një mbështetje më të madhe financiare për organizatat që kujdesen për fëmijët në Ukrainë. Konferenca duhet të kujdeset që fëmijët dhe adoloshentët e traumatizuar të marrin ndihmë psiko-sociale, tha koordindatori për Europën, Thomas Berthold për Shërbimin Evangjelist, epd. Aktualisht ofertat janë të pamjaftueshme, theksoi Berthold.
Në të ardhmen do të rritet ndjeshëm numri i fëmijëve në nevojë
Arsyet për humbjen e prindërve janë të ndryshme. Drejtuesi i organizatës "SOS Kinderdorf" për fëmijët në Ukrainë, Serhii Lukashov u shpreh, se "një pjesë e prindërve kanë rënë në luftë, të tjerë janë të burgosur. Pas dy vitesh luftë gjithnjë e më shumë familje rrezikojnë të shkatërrohen nën barrën e luftës". Sipas të dhënave të kësaj organizate, në të ardhmen "shumë, shumë më tepër" fëmijë ukrainas do të kenë nevojë për alternativa të kujdesit, jashtë familjes, citon agjencia e lajmeve, kna.
Në Ukrainë është një praktikë e zakonshme, që fëmijët të strehohen në jetimore të mëdha anonime. Aty ata rriten në kushte "shumë të këqija". Organizata "SOS Kindërdorf" kërkon që kujdesi për fëmijët t'u përshtatet standardeve europiane, ku si kriter të shërbejnë të drejtat e fëmijëve.
Që para luftës në Ukrainë, rreth 100.000 fëmijë ukrainas rriteshin në jetimore, 1,3% e popullsisë. Më shumë se 90% e këtyre fëmijëve nuk janë jetimë, sipas Lukashov, por janë sjellë aty për shkak të varfërisë dhe nevojës emergjente ekonomike. "Kjo duhet të ndryshojë. Në vend që të dërgohen fëmijët në jetimore, duhet që të mbështeten familjet." "SOS Kinderdorf" ka ngritur në disa rajone në Ukrainë qendra kujdesi për fëmijët.
Marrë nga DW
lufta ukraine-rusi
Bota
9 Qershor 2024, 07:49
N.F
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë , Robert Fico , i cili mbeti i plagosur rëndë nga një sulm ndaj tij, ka publi...
Bota
8 Qershor 2024, 22:55
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Ndihma financiare për Ukrainën që po përballet me pushtimin rus, Lindja e Mesme por edhe Rajoni i Ballkani...
Bota
8 Qershor 2024, 22:22
r.ll
parada
KOSOVË- Qindra veta u mblodhën të shtunën në paradën e tetë të krenarisë në Prishtinë në...
Bota
8 Qershor 2024, 21:59
r.ll
benjamin netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka bërë thirrje anëtarit kryesor të kabinetit të luftës...
Bota
8 Qershor 2024, 21:53
r.ll
foto ilustruese
QIPRO- Një çift të moshuarish shkuan në një stacion policie në Nikosia të shtunën në m&...
Bota
8 Qershor 2024, 21:20
r.ll
joe biden
FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përsëritur të shtunën mbështetjen e fuqishme për Kievin teksa e ...
Bota
8 Qershor 2024, 20:12
r.ll
giorgia meloni
ITALI- Italia është bërë sot vendi i parë madhor që voton për parlamentin e ardhshëm të...
Bota
8 Qershor 2024, 19:35
r.ll
pamjet
GAZA- Izraeli ka lëshuar bombardime të rënda dhe zjarr artilerie në qendër të Gazës gjatë operacionit t&eu...
Bota
8 Qershor 2024, 19:06
r.ll
foto ilustruese
EUROPË- Votuesit në Itali, Sllovaki dhe vendet të tjera europiane po votojnë në ditën e tretë të zg...
Bota
8 Qershor 2024, 19:00
r.ll
christopher deloire
FRANCË- Ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare, Christopher Deloire, drejtori i p&e...