8 Qershor 2024, 12:11
Nga M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka arrestuar një shtetas të Rusisë në fshatin Grizhan të Zveçanit, pasi është vërtetuar se ai nuk ka hyrë në Kosovë në mënyrë të rregullt. Arrestimi është kryer më 7 qershor, dhe është publikuar në raportin 24-orësh të Policisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Më 13 maj të këtij viti, Policia e Kosovës pati dëbuar dy shtetas tjerë rusë, të cilët ishin ndaluar në datën 6 të atij muaji, gjithashtu, për kalim ilegal të kufirit. Të gjithë shtetasit rusë, përfshirë ata me pasaporta diplomatike, të cilët duan të hyjnë, kalojnë transit apo qëndrojnë në Kosovë, duhet të pajisen me vizë.
Ky vendim është marrë nga viti 2022. Deri atëherë, qytetarëve rusë me pasaporta diplomatike dhe zyrtare u është lejuar hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 15 ditë në territorin e Republikës së Kosovës pa vizë.
Rusia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës. Megjithatë dy vendet kanë marrëdhënie formale. Zyra Ndërlidhëse ruse në Prishtinë është hapur qysh në vitin 2005, edhe pse veprimtaria e saj në publik është e shfaqur fare pak./ REL
kosova
Bota
8 Qershor 2024, 11:45
M.B
Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara.
SHBA- Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në Shtetet e Bashkuara kanë dekl...
Bota
8 Qershor 2024, 09:31
M.B
Astronauti amerikan, Bill Anders.
SHBA- Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili ka shkrepur një prej fotografive më të ...
Bota
8 Qershor 2024, 08:18
M.B
Çifti presidencial francez dhe çifti presidencial amerikan
SHBA- Një video e Presidentit Joe Biden në një ceremoni në Fra...
Bota
8 Qershor 2024, 07:51
M.B
Hunter Biden
SHBA– Prokurorët federalë mbyllën të premten paraqitjen e argumenteve në çështjen kundër djali...
Bota
8 Qershor 2024, 07:45
M.B
Antony Blinken
LINDJE E MESME- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken rikthehet në Lindjen e Mesme të dielën me shpresën p&eu...
Bota
8 Qershor 2024, 07:42
M.B
Joe Biden dhe Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti Joe Biden do të përpiqet të bindë udhëheqësit e vendeve më të pas...
Bota
8 Qershor 2024, 07:24
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Volumi tregtar i Kosovës me jashtë vendit është përmirësuar dukshëm që nga shpallja e pavar...
Bota
7 Qershor 2024, 22:52
M.B
Harta
LINDJE E MESME- Njëmbëdhjetë punonjës jemenas të agjencive të Kombeve të Bashkuara janë kapur nga rebelë...
Bota
7 Qershor 2024, 22:45
B.Z
Foto ilustruese
MOSKË - Një gjykatë në Moskë ia ka caktuar masën e paraburgimit deri më 5 gusht shtetasit francez, Laure...
Bota
7 Qershor 2024, 22:32
M.B
Mette Frederiksen
DANIMARKA- Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar ditën e sotme në rrug&eum...