Bota

Panik në ajër, avioni me 400 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët (VIDEO)

Mediet kanadeze njoftuan se avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos (YYZ) për në Paris Charles de Gaulle (CDG) dhe në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë.

7 Qershor 2024, 20:04 Nga DOSJA
Panik në ajër, avioni me 400 pasagjerë në bord
Avioni në flakë

KANADA - Një avion Boeing 777 i Air Canada është përfshirë nga flakët këtë të premte duke shkaktuar panik tek pasagjerët që ishin në bord.

Mediet kanadeze njoftuan se avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos (YYZ) për në Paris Charles de Gaulle (CDG) dhe në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë.

Aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson rreth 30 minuta pas nisjes, sipas raporteve të mediave lokale. Air Canada nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje shkakun e zjarrit.

kanada zjar avion

Sondazh

Poll