Bota

Ushtria nepaleze mblodhi në majat e Everestit 11 tonë mbeturina, nxori katër kufoma dhe një skelet

 Ndërsa në një deklaratë të ushtrisë nepaleze, thuhet se pastrimi zgjati për 55 ditë.

7 Qershor 2024, 14:17 Nga E. D
Ushtria nepaleze mblodhi në majat e Everestit 11 tonë mbeturina, nxori
foto ilustruese

HIMALAJE- Ushtria nepaleze njoftoi se këtë vit, se 11 ton mbeturina u mblodhën nga majat e Everestit, Nuptsa dhe Lotsa në Himalajet dhe se u gërmuan katër kufoma dhe një skelet. Siç raportohet është kryer pastrimi vjetor i disa maleve në Himalaje, përfshirë Everestin, malin më të lartë në botë. Ndërsa në një deklaratë të ushtrisë nepaleze, thuhet se pastrimi zgjati për 55 ditë.

Gjithashtu në pesë vjet u hoqën gjithsej 119 tonë mbeturina, 14 kufoma dhe disa skelete. Drejtori i departamentit të turizmit të Nepalit, Rakesh Gurung, tha se qeveria planifikon të ndajë një buxhet më të madh për mbledhjen e mbeturinave në të ardhmen. Vlerësohet se në malin Everest ka më shumë se 50 tonë mbeturina dhe më shumë se 200 trupa.

ushtria nepaleze mali everest

Sondazh

Poll