Bota

"Presidentja ka negociuar për sulmin në Banjskë", këshilltari i Osmanit: Shpifje e rëndë! E pavërtetë, policia dhe prokuroria të marrin masa ndaj ekspertit të sigurisë

Statusi i këtij eksperti, sipas Kupinës është një shpifje e rëndë. Ai më tëj shtoi se presidentja Osmani është duke përgatitur një padi ndaj Elezit. Kupina i bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.

7 Qershor 2024, 14:08 Nga N.F
"Presidentja ka negociuar për sulmin në Banjskë",
Osmani

KOSOVË- Këshilltari për mediat i presidencës së Kosovës, Bekim Kupina ka reaguar pas një deklarate që ka bërë sot ka bërë analisti i sigurisë, Bedri Elezi. Elezi në një shkrim në Facebook, tha se ka dyshime që presidentja, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila kanë negociuar për largimin e anëtarëve BIA-së në rastin e Banjskës.

Statusi i këtij eksperti, sipas Kupinës është një shpifje e rëndë. Ai më tëj shtoi se presidentja Osmani është duke përgatitur një padi ndaj Elezit. Kupina i bëri thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare.


“Presidentja Osmani nuk ka negociuar për lirim të agjentëve të BIA-s, ndaj kjo është gënjeshtër e pastër e individit Bedri Elezi, për ç’gjë Presidentja menjëherë do të përgatisë padi. Ky deklarim i pa vërtetë dhe skandaloz, përbën shpifje të rëndë. Deklarime të tilla, cenojnë jo vetëm kredibilitetin e shtetit, por edhe sigurinë kombëtare”, ka thënë Kupina.

Ai më tej shtoi se shpifjeve të tilla, thotë se Presidentja do t’u përgjigjet nëpërmjet rrugës ligjore.

“Njëkohësisht, Presidentja u bënë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që urgjentisht të ndërmarrin masa,  bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare,” tha ai.

 

osmani sulmi ne banjske bekim kupina bedri elezi

Sondazh

Poll