Bota

Osmani: Shpronësimet në veri janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet e gjykatës evropiane!

Gjatë fjalës së saj Osmani u shpreh se kjo çështje duhet të analizohet vetëm në aspekt të respektimit të ligjeve e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe gjithashtu edhe respektimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

7 Qershor 2024, 12:43 Nga N.F
Osmani: Shpronësimet në veri janë në përputhje me
Osmani


KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në qytetin e Drenasit është pyetur nga gazetarët rreth reagimit të djeshëm të QUINT-it për shpronësimet në veri të vendit. Gjatë fjalës së saj Osmani u shpreh se kjo çështje duhet të analizohet vetëm në aspekt të respektimit të ligjeve e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe gjithashtu edhe respektimit të standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ajo shtoi ka thënë shpronësimet janë në përputhje me ligjet, Kushtetutën dhe standardet e Gjykatës Evropiane ndërsa shtoi se do merret çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe të qytetarëve të Kosovës pa dallim.

“Çështja e shpronësimeve për çdo qytetar, duhet të analizohet vetëm në aspekt të përputhshmërisë me ligjin dhe Kushtetutën. Çështja e shpronësimeve ka rregulla të caktuara, dhe këto përcaktohen jo vetëm me ligjet tona por edhe me standardet e gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut.


Përderisa shpronësimet janë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën dhe standardet e gjykatës evropiane, si presidente e Kosovës e përkrah çdo veprim që është në interes të sigurisë nacionale dhe qytetareve pa dallim”, tha Osmani.

 

osmani quint kosova shpronesim

Sondazh

Poll