Bota

Aksident i trefishtë në Prishtinë, plagosen tre persona, drejtuesja e motorit në gjendje të rëndë

Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

7 Qershor 2024, 11:00 Nga N.F
Aksident i trefishtë në Prishtinë, plagosen tre persona,
Foto ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident të rëndë në Prishtinë mbrëmjen e së enjtes, rreth orës  22:24. Siç njofton Policia aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve dhe një motoçiklete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, vozitësja e motoçikletës e cila është në gjendje të rëndë dhe dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër kosovare”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është arrestuar e një grua me nënshtetësi të huaj dhe e cila me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

kosove aksident

Sondazh

Poll