Bota

Presidenti francez mirëpret Zelenskyy në Pallatin Élysée

Siç raportohet Zelenskyy fillimisht do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu dhe më pas do të vizitojë kompaninë e mbrojtjes KNDS në Versajë.

7 Qershor 2024, 10:55 Nga E. D
Presidenti francez mirëpret Zelenskyy në Pallatin Élysée
Volodymyyr Zelenskyy dhe Emanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron do të presë sot Volodymyyr Zelenskyy në Pallatin Élysée. Siç raportohet Zelenskyy fillimisht do të takohet me ministrin e Mbrojtjes Sébastien Lecornu dhe më pas do të vizitojë kompaninë e mbrojtjes KNDS në Versajë. Ndërsa Pallati Élysée njoftoi se kompania synon të ndërtojë një fabrikë të prodhimit të armëve në Ukrainë për të mbështetur vendin në mbrojtjen e tij kundër Rusisë.

Gjithashtu ndalesat e tjera të Zelenskyy përfshijnë Dhomën e Ulët të parlamentit, Asamblenë Kombëtare, ku presidenti ukrainas pritet t’u drejtohet ligjvënësve. Ai do te takohet gjithashtu me krye-bashkiaken e Parisit, Anne Hidalgo. Zelenskyy mbërriti dje në Francë dhe mori pjesë në përkujtimin e D-Day, zbarkimet e Aleatëve në Normandi 80 vjet më parë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë Macron njoftoi se gjatë vizitës së Zelensky ai synonte të diskutonte çështjen e një dislokimi të mundshëm të trajnerëve ushtarakë francezë në Ukrainë. Mundësia e dërgimit të trajnerëve ushtarakë perëndimorë në zonën e luftës për të ofruar mbështetje më efektive për ushtrinë ukrainase, e cila është vënë nën presion, është diskutuar vazhdimisht kohët e fundit. Zyrtarisht, deri më sot nuk ka programe të tilla trajnimi. Por mbetet për tu parë nëse Franca do të ndërmarrë në të vërtetë një hap të tillë vetëm apo me partnerë.

emmanuel macron volodymyyr zelenskyy

Sondazh

Poll