Bota

Votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë, Dodik falenderon Putin

Gjithashtu Dodik ka falënderoi Putin që Rusia votoi kundër Rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

7 Qershor 2024, 08:58 Nga E. D
Votoi kundër Rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë,
Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

SHËN PETERSBURG- Presidenti i Republikës Serbe të Bosnje Hercegovinës u takua dje më 6 qershor, me presidentin rus Vladimir Putin. Takimi u mbajt në Shën Petersburg në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar. Gjithashtu Dodik ka falënderoi Putin që Rusia votoi kundër Rezolutës për gjenocidin e Srebrenicës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Faleminderit, sigurisht, për sjelljen dhe mirëkuptimin tuaj parimor lidhur me sesionin e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së lidhur me Srebrenicën,” tha Dodik.

Përveç takimit me Putinit Dodik është takuar edhe me Aleksandar Dugin. 

“Në forum takuam një nga filozofët kryesorë të botës dhe një mik të vendosur të popullit serb, Aleksandar Dugin. Më bënë përshtypje njohuritë e tij për detajet e situatës në Ballkan. Ai është një njeri, analizat dhe rekomandimet e të cilit ndiqen nga të gjitha qendrat më të rëndësishme shtetërore dhe shkencore në botë”, tha Dodik.

Sondazh

Poll