Bota

Temë diskutimi ndihma ushtarake për Ukrainën, Biden dhe Zelenskyy në një takim ballë për ballë në Francë

Bëhet e ditur se ky takim do të jetë i pari ballë për ballë që kur presidenti ukrainas vizitoi Uashingtonin në dhjetor, kur të dy u hasën në kundërshtimin republikan për më shumë ndihmë për Ukrainën.

7 Qershor 2024, 08:47 Nga E. D
Temë diskutimi ndihma ushtarake për Ukrainën, Biden dhe Zelenskyy
Volodymyr Zelenskyy dhe Joe Biden

FRANCË- Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në Francë, për të diskutuar një paketë armësh prej 225 milionë dollarësh. Bëhet e ditur se ky takim do të jetë i pari ballë për ballë që kur presidenti ukrainas vizitoi Washingtonin në dhjetor, kur të dy u hasën në kundërshtimin republikan për më shumë ndihmë për Ukrainën.

Siç raportohet, dyshja do të takohen sërish javën e ardhshme në një samit të G7 në Itali, ku do të diskutohet për përdorimin e aseteve ruse të ngrira pas pushtimit të Ukrainës, për të siguruar 50 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën. Së fundmi SHBA-ja ka njoftuar edhe një tjetër paketë ushtarake për ushtrinë ukrainase.

Gjithashtu Biden ka tërhequr një paralele midis betejës së Luftës së Dytë Botërore kundër tiranisë dhe luftës së Ukrainës me Rusinë, duke e quajtur presidentin rus, Vladimir Putin, një diktator. 

joe biden volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll