Bota

Biden: Demokracia më në rrezik se çdo herë që nga Lufta e Dytë Botërore

Duke bërë homazhe ndaj SHBA-së dhe ushtarëve të tjerë aleatë që luftuan në plazhet e Normandisë në qershor 1944, Biden theksoi se aleancat e forta ishin thelbësore.

7 Qershor 2024, 08:22 Nga E. D
Biden: Demokracia më në rrezik se çdo herë që nga
joe biden

SHAB- Presidenti amerikan Joe Biden tha se demokracia është më e kërcënuar tani se në çdo kohë në tetë dekadat e fundit. 

“Ne po jetojmë në një kohë kur demokracia është më e rrezikuar në të gjithë botën se në çdo moment që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Izolacionizmi nuk ishte përgjigja 80 vjet më parë dhe nuk është përgjigja sot," tha Biden

Duke bërë homazhe ndaj SHBA-së dhe ushtarëve të tjerë aleatë që luftuan në plazhet e Normandisë në qershor 1944, Biden theksoi se aleancat e forta ishin thelbësore.

Ajo që aleatët bënë së bashku 80 vjet më parë tejkaloi çdo gjë që ne mund të kishim bërë vetë. Ishte një ilustrim i fuqishëm se si aleancat aleancat e vërteta na bëjnë më të fortë një mësim që unë lutem që ne amerikanët të mos e harrojmë kurrë,” shtoi presidenti ameriakn. 

Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta braktisin Ukrainën, e cila ka qenë duke luftuar forcat pushtuese ruse për më shumë se dy vjet. Gjithashtu Biden vlerësoi NATO-n si aleancën më të madhe ushtarake në historinë e botës. 

“Ne nuk do të largohemi sepse nëse e bëjmë Ukraina do të nënshtrohet dhe nuk do të përfundojë me kaq. Fqinjët e Ukrainës do të kërcënohen, e gjithë Evropa do të kërcënohet. Ka gjëra për të cilat ia vlen të luftosh dhe të vdesësh. Liria ia vlen. Demokracia ia vlen. NATO është më e bashkuar se kurrë dhe edhe më e përgatitur për të ruajtur paqen," tha Biden. 

joe biden shba lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll