Aktualitet

Elvis Naçi pranon blerjen e ‘Spitalit Kontinental’: Do kurohen falas 5000 jetimë, falenderoj shqiptarët

25 Nëntor 2019, 19:51 Nga DOSJA
Elvis Naçi pranon blerjen e ‘Spitalit Kontinental’: Do

TIRANË- Tre ditë pasi Dosja.al zbuloi se Elvis Naçi, kishte blerë ‘Spitalin Kontinental’ për shumën e 350 mijë eurove, ka ardhur një reagim nga vet Imami. Në një reagim në Facebook, Imami Naçi, shkruan se ja arriti ditës që të këtë të tijin një spital dhe në te do kryejnë opereacione falas 5000 jetimë.

Më tej bamirësi shkruan se për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Në fund ka një falenderim për të gjithë shqiptarët të cilët kanë kontribuar me ndihma për të blerë këtë sptial që do ndihmojë njerëz.

Të nderuar motra dhe vëllezer Shqiptarë ja arritëm kësaj ditë të madhe. 5 mije jetimë, do të marrin trajtim shëndetësor falas në Spitalin Continental, si edhe ndihma ushqimore se bashku me artikujt shkollore në çdo fillim viti për të marrë një arsimim sa më cilësor. Për këtë u nënshkrua kontrata me Shoqatën Kombëtare të Jetimëve e cila ka të regjistruar 12 mijë familje me fëmijë jetimë. Falenderojme pa fund çdo shqiptar dhe shqiptare që me lekun e paster dhe të punës me djersë, na e bëri të mundur këtë arritje të madhe”, shkruan Elvis Naçi.

Dosja.al tre ditë më parë siguroi një pjesë nga marrëveshja e nënshkruar mes Elvis Naçit, imam, drejtues i emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”, dhe  president i Fondacionit Kulturor Jo-fitimprurës Firdeus, me pronarët e spitalit Continental, i cili prej ditësh ka kaluar në pronësinë e Naçit. Plot 350 mijë euro i kushtoi Naçit një transaksion i tillë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet elvis naçi elvis naci blen continental spitali continental elvis naçi elvis naci blen continental spitali continental

Sondazh

Poll