Aktualitet

‘Nuk ke kapacitet’, Leshaj debat me Klodiana Lalën: S’ka një projekt-ligj, mos më bëj të të shpall non-grata

25 Nëntor 2019, 20:19 Nga DOSJA
‘Nuk ke kapacitet’, Leshaj debat me Klodiana Lalën: S’ka

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka treguar detaje sot rreth paketës Anti-KÇK. Lleshaj ka debatuar me gazetaren Klodiana Lala. Lleshaj tha se nuk ka një projetk-ligj dhe nuk eksizton një draft i tillë, prandaj nuk ka preferuar të flas për detaje teknike.

DEBATI

Lleshaj: Nuk është ai drafti, nuk ekziston një draft i tillë. Nuk ka draft për diskutim.

Lala: Ky draft shkel Kushtetutën

Lleshaj: Nuk keni kapacitetin që të thoni këtë gjë.

Lala: Mund të diskutojmë mbi këtë projekt-ligj.

Lleshaj: Nuk është ai projekt-ligj.

Lala: Si do e luftoni KÇK-në.

Lleshaj: Më ler të jap përgjigjen, jemi ndeshur dy herë bashkë, nuk dua të kem dhe një përballje tjetër.

Lala: Shumë mirë do ishte të kishim dhe një përballje tjetër.

Lleshaj: Më ler të flas mos të të shpall non-grata.  

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot ligjin special për KÇK-në. Rama tha se të fortëve dhe gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar do t’ju kërkohet të provojnë burimin e pasurisë së tyre. Rama tha se do të ngrihet një taskë-Forcë, OFL, që do të godasë dhe sekuestrojë këto pasuri. 

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet debat lala lleshaj klodiana lala prezantohet paketa per kçk sander lleshaj debat lala lleshaj klodiana lala prezantohet paketa per kçk sander lleshaj

Sondazh

Poll