Aktualitet

Po kalonte rrugën/ Aksident në Maminas, makina përplas për vdekje këmbësorin e moshuar

25 Nëntor 2019, 18:53 Nga DOSJA
Po kalonte rrugën/ Aksident në Maminas, makina përplas për

MAMINAS– Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në rrugën Manëz-Maminas.

Mësohet se këmbësori 73-vjeçar me iniciale B.P., banues në Goxhas, është përplasur nga një automjet teksa po tentonte të kalonte rrugën.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë për në Komisariatin e Policisë ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili ka nisur punën për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Njoftimi:

Durrës/Informacion Paraprak

Më datë 25.11.2019, ora 18:11, në rrugën dytësore Sukth-Maminas, mjeti tip “Benz” , me drejtues shtetasin E.N.,47 vjeç, ka aksidentuar një  këmbësor, shtetasin B.P.,73 vjeç, banues në Goxhas, i cili ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne maminas aksident ne maminas

Sondazh

Poll