Aktualitet

Me të brendshme të kuqe Calvin Klein, i shtrirë mbi sixhade anash krevatit në dhomën e hotelit/ FOTO nga momenti i arrestim

25 Nëntor 2019, 17:37 Nga DOSJA
Me të brendshme të kuqe Calvin Klein, i shtrirë mbi sixhade anash

TIRANË- Janë publikuar foto nga momenti i arrestimit të Hermes Nikajt, të njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’.

Shqiptarja.com ka publikuar fotot nga momenti kur policia ka surpriuzuar 28-vjeçarin Nikaj në dhomën e hotelin dhe i ka vënë prangat. Siç shihet edhe në pamje, Nikaj ka veshur një palë të brendshme të kuqe të markës “Calvin Klein”. Ai është i shtrirë mbi sixhaden pranë krevatit të hotelit dhe ka prangat në duar.

Krahas tij shihet një person në këmbë që ka veshur atlete të bardha. Nuk dimë të themi nëse personi në foto është 47-vjeçari me inicialet A.Xh, që u arrestua në të njëjtën dhomë hoteli me Hermesin, apo ndonjë efektiv policie.

Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me skemën e prostitucionit, pjesë e të cilës është edhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ që është vënë në pranga në orët e para të mëngjesit të një dite më parë.

Vetë Nikaj mësohet se ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.

Ndërsa një vajzat e arrestuara është zbërthyer para Prokurorisë duke treguar se është përdorur nga Nikaj dhe klientët ia ka gjetur ai.

Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj

Sondazh

Poll