Aktualitet

 ‘Do digjem kot’/ Me babain të sëmurë e nëna që i qan për qeranë, mikesha zbulon jetën plot halle të ‘Zogut të

25 Nëntor 2019, 16:44 Nga DOSJA
 ‘Do digjem kot’/ Me babain të sëmurë e

TIRANË– Mikesha e ngushtë e “Zogut të Tiranës”, Hermes Nikajt e ftuar në emisionin “Pa Gjurmë” ka folur lidhur me jetën e shokut të saj, e cila duket se është larg luksit të reklamuar në rrjetet sociale. 

Vajza e quajtur Maria, ka treguar se ka pasur momente në jetën e tij kur Hermes Nikaj nuk ka pasur të ardhura për të paguar qeranë por asnjëherë nuk i ka shkuar rrugës së prostitucionit. Sipas saj, Hermesi është viktimë e shoqeve të tij, pasi ai vetë kishte vendosur që të mos shoqërohej më me to. 

Zogu mbrohet nga femrat për të mos rënë në sy se kush është. Gjithmonë ruhej që gjasmë kam këtë të dashur, thjesht kjo ka qënë. Nuk ka lidhje Zogu me këtë pjesë. Ai e njeh shumë frikën. Ka shumë frikë ai. I thashë mos u merr më me ato gocat. Më tha motra jam larguar se do të digjem kot. E kishte menduar edhe vetë. Mendoj se i kanë thënë ata: hajde shoku ikim hanë dhe heqim ndonjë vizë, se nuk është për turp. Zogu nuk ka patentë jo më të ketë makinë. Kishte kohë që ngelte pa lekë dhe më thoshte: Të vij të pij një kafë 50 lekë. E ëma qante e i thoshte a do vish ta paguash qeranë. Është gjynah se ka një baba të sëmurë në shtëpi. Mos ta hajë kot burgun kot Zogu,”- tha në emision Maria. 

Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës flet mikesha e hermes nikajt hermes nikaj arrestohet zogu i tiranës flet mikesha e hermes nikajt hermes nikaj

Sondazh

Poll