Aktualitet

“Babai më vrau nënën”, historia tragjike e prostitutës që Zogu i Tiranës i gjente klientët: Për njërin shkova deri

25 Nëntor 2019, 15:33 Nga DOSJA
“Babai më vrau nënën”, historia tragjike e

TIRANË– Vajza me inicialet D.M, e cila u arrestua në rolin e prostiturës si pjesë e skemës në të cilën Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tiranës u arrestua si tutor ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se prostituta me inicialet D.M, që deklaroi përpara organit të akuzës se ishte Nikaj ai që i gjente klientët ka rrëfyer se i ati i ka vrarë të ëmën dhe se ajo kishte ndjekur këtë rrugë pasi kishte mbetur e vetme.

Ndër të tjera, vajza në fjalë mësohet të ketë treguar se për njërin nga klientët ka shkuar deri në Maqedoninë e Veriut për ta takuar.

Babai më ka vrarë nënën, mbeta evetme pas asaj ngjarjeje. Mbaj mend edhe tri raste të tjera që kam kryer marrëdhënie në këmbim të parave. Klientët siç jua thashë m’i ka gjetur Zogu i Tiranës,”– mësohet të jetë shprehur e reja e cila po hetohet në gjendje të lirë, duke treguar edhe merat e klientëve.

Nga ana tjetër 28-vjeçari Hermes Nikaj mësohet se ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.

Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj

Sondazh

Poll