Aktualitet

Grabitën 800 euro në banesën e studentëve në Durrës, një në pranga, një në kërkim

25 Nëntor 2019, 13:31 Nga DOSJA
Grabitën 800 euro në banesën e studentëve në

DURRËS- Një 22-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim për grabitjen e banesës së 3 studentëve në Durrës.

Policia bën me dije se është vënë në pranga i riu me iniciale S. A., 22 vjeç, pasi së bashku me shtetasin tjetër S.A. kishin vjedhur banesën e tre studentëve.

Autorët kishin marrë me qera një banesë në të njëjtin pallat ku jetonin studentët dhe i kishin vjedhur këta të fundit nën kërcënimin e thikës.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 telefona, dy çanta dore dhe një sasi parash.

Durrës/ Njoftimi i policisë:

Vodhën nën kërcënimin e thikës në banesën e tre studentëve, por falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, njërit prej studentëve dhe banorëve të zonës kapet gjatë ndjekjes njëri nga autorët, ndërsa autori tjetër ka mundur të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në një banesë në lagjen nr. 15, Durrës, në të cilën banonin me qira tre studentë, rreth orës 04:00 të mëngjesit kanë hyrë dy persona dhe nën kërcënimin e një thike u kanë marrë 800 euro.

Njëri prej studentëve ka njoftuar Policinë dhe është vënë në ndjekje të autorit. Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë, dhe ndihmës së banorëve të zonës është bërë e mundur kapja në flagrancë e njërit prej autorëve, konkretisht S. A., 22 vjeç, banues në Vlorë, me precedent penal në fushën e vjedhjes.

Si rezultat i veprimeve të para të kryera nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Durrës u bë i mundur identifikimi i autorit tjetër S. A., banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Autorët e dyshuar kishin disa ditë që jetonin me qira në një nga hyrjet e pallatit ku jetonin edhe tre studentët

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 telefona , dy çanta dore dhe një sasi parash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personit të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person grabitja ne durres vidhet banesa e studenteve ne durres arrestohet nje person grabitja ne durres vidhet banesa e studenteve ne durres

Sondazh

Poll