Aktualitet

Të dehur, me shpejtësi dhe duke përdorur telefonin/ Policia arreston 20 shoferë, 14 në gjendje të dehur (VD)

25 Nëntor 2019, 13:19 Nga DOSJA
Të dehur, me shpejtësi dhe duke përdorur telefonin/ Policia

Tiranë– Në prangat e Policisë Rrugore  kanë rëndë 20 persona, 14 prej të cilëve janë kapur në gjendje të dehur 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Këto arrestime janë bërë gjatë një aksioni në javën e fundit nga Policia.

Njotimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës, përgjatë javës, ka monitoruar dhe ndjekur me prioritet shkeljet që janë burim për aksidentet rrugore, duke angazhuar patrulla civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, konstatimin e mjeteve që qarkullojne mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve etj.

Në funksion të kontrolleve për shkeljet që konsiderohen burim për aksidentet rrugore, janë verifikuar dhe:

• Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 20 shtetas, nga të cilët 14 në gjëndje të dehur, 5 të papajisur me leje drejtimi, 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe 17 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë, po për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

• Janë pezulluar 219 leje drejtimi, nga të cilat 63 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 119 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 37 për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe janë testuar për alkool 1 646 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për shkelje të semaforit 76 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit 229 drejtues mjetesh.

• Janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë 216 drejtues mjetesh.

# StopShkeljeveQëVrasinJetën
# DisiplinoVetenNëDrejtim
# SiguriaDetyrëeTëGjithëve

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 20 shoferë policia rrugore në aksion arrestohen 20 shoferë policia rrugore në aksion

Sondazh

Poll