Aktualitet

Shkarkimi i gjyqtarit Vrioni, shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit

25 Nëntor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Shkarkimi i gjyqtarit Vrioni, shtyhet sërish gjyqi ndaj Shullazit

TIRANË– Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish seancën gjyqësore për grupin Shullazi me në krye Emiljano Shullazin.

Dosja.al ka mësuar se shkak për këtë shtyrje është bërë mungesa e gjyqtarit Arben Vrioni, i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për probleme me pasurinë.

Në këtë mënyrë trupa gjykuese ka mbetur e paplotë, duke bërë që gjyqi ndaj grupit të Shullazit të shtyhet sërish.

Grupi i Emiliano Shullazit dhe të pandehurit e tjerë janë dënuar në shkallë të parë me 55 vite burg për një sërë veprash penale në kuadër të grupit të sktrukturuar kriminal.

Grupi ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit, por problemet e tyre me trupën gjykuese kanë shtyrë për dhjetëra herë këtë gjyq. Edhe në shkallën e parë, gjyqi i grupit Shullazi u kthye në një telenovelë, pasi u shty për dhjetëra herë, me pretekste dhe justifikime nga më të ndryshmet.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banda e shullazit emiljano shullazi banda e shullazit emiljano shullazi

Sondazh

Poll