Aktualitet

Këmbim i parave me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

25 Nëntor 2019, 13:08 Nga DOSJA
Këmbim i parave me kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

ITALI– Policia Italiane arrestoi një shtetas 26-vjeçar shqiptar, i cili banonte në Ravenna, për trafik droge e llojit kokainë.

Sipas medieve italiane, 26-vjeçari u ndalua, pasi ishte vërejtur pak kohë më parë, duke i dhënë një dozë droge një personi tjetër,  në këmbim të disa kartëmonedhave.

Kërkimet e kryera mbi tregtarin e drogës arritën që  të sekuestrojnë, shqiptarit , 6 doza kokainë, materiale për paketimin e drogës, tre telefona celularë dhe mbi një mijë euro para të gatshme.

Djali u dërgua në komisariat dhe u shpall në gjendje arrestimi për krimin e trafikimit të drogës.Këtë mëngjes Gjykatës e Ravennës, dënoi 26-vjeçarin me tetë muaj burg.

(m.p, a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali shitje droge arrestohet shqiptari ne itali itali shitje droge

Sondazh

Poll