Aktualitet

“M’i gjente Zogu klientët”, dëshmia që mund të fundosë Hermes Nikajn, prostituta që u arrestua me të i zbras të gj

25 Nëntor 2019, 12:43 Nga DOSJA
“M’i gjente Zogu klientët”, dëshmia që mund

TIRANË– Një nga vajzat që u arrestua bashkë me Hermes Nikajn, të njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ mund të bëjë që të gjithë pjesëtarët e kësaj skeme prostitucioni të fundosen.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se vajza me inicialet D.M.,  identiteti i të cilës nuk bëhet ende i ditur ka deklaruar përpara organit të akuzës se klientët ia gjente ‘Zogu’.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se parukierja, që tashmë është lënë e lirë, Anjeza Bena merrte 50 euro për secilën vajzë, ndonjëherë edhe më shumë, në varësi të klientit që gjenin.

Klientët i gjente ‘Zogu i Tiranës’. Anjeza merrte 50 euro për çdo klient, ndonjëherë edhe më shumë. Varet,”– mësohet të ketë thënë ajo.

Nga ana tjetër 28-vjeçari mësohet se ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.

Hermes Nikaj arrestua bashkë me tre persona të tjerë, përfshirë parukieren Anjeza Bena që është lënë e lirë, pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anjeza bena arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj anjeza bena arrestohet zogu i tiranës hermes nikaj

Sondazh

Poll