Aktualitet

“Bingo, kam një të mirë”/ Zbardhen KODET e prostitucionit të ‘Zogut të Tiranës’, kjo është parukierja që siguro

25 Nëntor 2019, 12:29 Nga DOSJA
“Bingo, kam një të mirë”/ Zbardhen KODET e

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me bashkëpunëtorën e Hermes Nikajt, ‘Zogut të Tiranës’ që një ditë më parë u arrestua për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se parukierja që bashkëpunonte me Nikajn në gjetjen e vajzave të reja të cilat ua sigurinte klientëve quhet Anjeza Bena.

Bena është pronarja e një qendre estetike në rrugën “Myslym Shyri” dhe është vënë në pranga më datë 9 nëntor. Ajo është lënë e lirë disa ditë më pas, ndërkohë që u akuzua se rekrutonte vajza të reja duke i punësuar ato fillimisht si kursante apo praktikante.

Çmimi që vajzat merrnin në këmbim varionte nga 500-700 euro dhe varej nga shërbimet që pranonin vajzat të ofronin, duke arritur deri tek seksi në grup dhe ‘all-inclusive’.

Të njëjtat burime bëjnë me dije për Dosja.al se kodet që Bena dhe Nikaj përdornin me njëri-tjetrin ishin fjalitë si: “Bëhu gati, kam gjetur një të mire” ose “Bingo na doli fati”.

Bena është promovuar edhe nga vetë Hermes Nikaj, teksa ky ishte gazetar dhe bashkëmoderator në emisonin “Ditë e re”, ku trajtonte temën “Në çantën e…”. Bena zbrasi çantën dhe u prezantua si një estetiste me famë në këtë emision, falë ndikimit të ‘Zogut të Tiranës’.

Hermes Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Nga grupi në të cilin bënte pjesë Nikaj ofrohej edhe shërbimin eskortë dhe seks në grup. Dosja.al mësoi se Nikaj ishte në një dhomë hoteli në autostradë me një 47-vjeçar nga Mamurrasi në momentin që është arrestuar.

Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të seksit të ofruar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anjeza bena arrestohet zogu i tiranës bashkepunetorja e zogut te tiranes hermes nikaj anjeza bena arrestohet zogu i tiranës bashkepunetorja e zogut te tiranes hermes nikaj

Sondazh

Poll