Aktualitet

Thirret në Prokurori Tedi Blushi për kërcënimin/ Zëdhënësi i Presidentit: Më kanë kërkuar që të ndryshoj qëndrimin

25 Nëntor 2019, 12:16 Nga DOSJA
Thirret në Prokurori Tedi Blushi për kërcënimin/

Tiranë- Mesditën e sotme është thirrur në Prokurorinë e Tiranës, Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, ku është marrë në pyetje pas kërcënimit që sipas tij i është nëpërmjet telefonit.

Në një dalje për mediet pasi ka dalë nga dyert e Prokurorisë, ai ka deklaruar se kërcënimi i është bërë nga dy persona, një shqiptar dhe një shtetas i huaj por ka theksuar se nuk dëshiron të japë shumë detaje. Blushi ka deklaruar se personat i kanë kërkuar që të ndryshoj qëndrimin e tij publik.

“ Kam komunikuar me dy shtetas të ndryshëm në telefon, në gjuhën shqipe dhe një gjuhë të huaj dhe nuk dua ta them tani në çfarë gjuhe. Ata më kanë kërkuar që të ndryshoj qëndrimin tim publik sigurisht për shkak të detyrës. Për të gjitha këto unë kam vënë në djeni organin e akuzës. Janë detaje që nuk dua t’i bëj publike tani, kam besim te drejtësia”, është shprehur Tedi Blushi për mediet.

Pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta deklaroi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj. Ende nuk dihet se cila është ambasada të cilës i referohet presidenti Ilir Meta në reagimin e tij, por në një vëzhgim të Dosja.al, zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi ka bërë dy postime për ambasadat. I pari, lidhet me bisedën telefonike të Metës me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, ku thoshte se ‘garantët’ e Dvoranit morën përgjigjie, dhe se selia te rruga e Elbasanit përdoret nga Rama për në Xibrakë. Ndërsa reagimi i dytë, është ai ku konfirmohet biseda me Palmer dhe kërkohet autorizimi nga Guri Lekloti i ambasadës në Shqipëri për të bërë publike përmbajtjen e saj.

Nga ana tjetër edhe vetë Blushi ka qenë shumë aktiv kohët e fundit me deklaratat politike. Vetëm një ditë më parë ai deklaroi se nëse ndryshon Kushtetuta e vendit, Presidenti bashkë me popullin do të futet brenda në Parlament.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kercenohet tedi blushi thirret në prokurori tedi blushi kercenohet tedi blushi thirret në prokurori tedi blushi

Sondazh

Poll