Aktualitet

Ngritja e SPAK/ KLP emëron 8 prokurorët e parë me mandat 9 vjeçar, pritet betimi para Metës

25 Nëntor 2019, 07:21 Nga DOSJA
Ngritja e SPAK/ KLP emëron 8 prokurorët e parë me mandat 9

Tiranë- Ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me 11 vota pro janë emëruar  8 prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK-un, pra që do të hetojnë “peshqit e mëdhenj”. Prokurorët do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi. Ata priten të betohen para presidentit të vendit, Ilir Metës për detyrën e re më 19 dhjetor dhe vendimi botohet në Fletoren Zyrtare. Prokurorët e SPAK janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Klodian Braho, Enkeleda Millonai,  Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Behar Dibra.

Në mbledhjen e sotme është hapur edhe gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK dhe afati për zgjedhjen e tij është 15 ditë. Vleresimi do të bëhet nga Këshilli me pikëzim për secilin kandidat pas seances së intervistave.

Nga ana tjetër vijon edhe procedura për zgjedhjet e Prokurorit të Përgjithshëm. Këshilli i Lartë i Prokurorisë nxorri listën me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Kjo listë tashmë i ka kaluar për votim Kuvendit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mblidhet klp për spak ngrihet spak me 8 prokurorë mblidhet klp për spak ngrihet spak me 8 prokurorë

Sondazh

Poll