Aktualitet

Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës, kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”

25 Nëntor 2019, 11:13 Nga DOSJA
Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës,

Tiranë- Banorët e Astirit janë duke protestuar para Prokurorisë së Tiranës. Ata kërkojnë anullimin e proejktit të “Unazës së Re” pasi sipas tyre është një projekt korruptiv.  Bashkë me ta në protestë është edhe ish-deputeti i PS-së Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.

Me thirrje “Qeveria e krimit” dhe “Ndaloni punimet”, ata kanë kërkuar edhe një hetim për këtë projekt.

Nga ana tjetër Policia iu ka kërkuar banorëve që të lirojnë rrugën përndryshe do të zbatojmë ligjin. Ligji i ri që ka hyrë në fuqi është se ata që bllokojnë rrugën përbëjnë vepër penale  dhe  dënohet deri në tre vite burg.

Një javë më parë  në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e astirit në protestë shembja e banesave në astir banorët e astirit në protestë shembja e banesave në astir

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2019, 08:56

Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë.  Zpgu i ...