Aktualitet

Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë, ja sa do të paguajnë qytetarët

25 Nëntor 2019, 11:03 Nga DOSJA
Rritet çmimi i ujit të pijshëm në Vlorë, ja sa do

VLORË– Rritet çmimi i ujit për qytetarët e Vlorës dhe të rrethinave. Përmes një njoftimi Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë thotë çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative,

Sipas këtij njoftimi çmimi i ujit për konsumtarët familjarë shkon nga 30 lekë/m3, në 45 lekë/m3.

Njoftim i plotë:

Në kuadër të Vendimit Nr.51, të datës 28.10.2019, për “Miratimin e Tarifave të Shërbimit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit të Ujërave të Ndotura”, Enti Rregullator i Ujit ka vendosur ndryshimin e tarifave të ujit për Ujësjellës Kanalizime Vlorë.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë, njofton se çmimi i ri i ujit, hyn në fuqi për të gjithë konsumatorët e Bashkisë së madhe të Vlorës, përfshirë Qytetin dhe Njësitë Administrative.

Tarifat e reja të ujit do të jenë si më poshtë:

-Për Konsumtarët Familjarë nga 30 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 45 lekë/m3.

-Për Entet Publike nga 60 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.

-Për Klientët Privatë nga 80 lekë/m3, çmimi i ri bëhet 100 lekë/m3.

Nga ky vendim do të ndryshojë edhe tarifa e largimit të ujërave të ndotura.

-Për Konsumatorët Familjarë nga 11 lekë/m3 tarifa e largimit të ujërave të ndotura bëhet 15 lekë/m3.

-Për Konsumtaoret Publikë dhe Privatë nga 13 lekë/m3, bëhet 25 lekë/m3.

Efekti i rritjes së çmimit të ujit dhe tarifës së largimit të ujërave të ndotura do të pasyrohet në faturën e ujit të muajit Dhjetor që do të paguhet në Janar te vitit 2020.

Faleminderit për mirëkuptimin!

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndërmarrja e ujësjellës kanalizime vlorë rritet çmimi i ujit vlore ndërmarrja e ujësjellës kanalizime vlorë rritet çmimi i ujit vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2019, 08:56

Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë.  Zpgu i ...